Albanian proverbs (4)
Po nuk e pate të ligën brënda, s'të vjen nga jashtë. If you do not have malice inside, it will not come from outside.
Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. --South
If a child does not cry, his mother will not feed him.
Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. If it does not get cloudy, it will not get clear.
Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. The chicken that cries at night does not lay egg in the morning.
Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. The work of the youth is the blanket of the old.
Qan ara se nuk i vjen fara. Weeps the field because it does not get any seeds.
Ruaj dhinë të pish qumështin. Mind the goats so that you will drink their milk.
S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. The vinery is no made with blessings, but with hoes and spades.
S'gjuhet me zagar të lidhur. You cannot hunt with a tied dog.
Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. The more you mow the lawn, the faster the grass grows.
Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. Take the mouth to the bread, not the bread to the mouth.
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. The eagle flies in the sky, but nests on the ground.
Trupi shëndoshet me të punuar, mëndja ndërtohet me të mësuar. The body builds up with work, the mind with studying.
Vure vezën more pulën. If you put an egg, you get a chicken.